Pas rastit në Zelandën e Re, Londra merr vendim të ri për xhamitë !

Londra ka marrë masa të menjëhershme pas rasteve te frikshme me xhamitë në Zelandën e Re.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka shprehur ngushllime për familjarët e viktimave në xhamitë në Zelandën e Re.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se ka vendosur të përforcojë sigurinë rreth xhamive në kryeqytetin britanik.

“Dua të siguroj komunitetin mysliman në Londër. Kam qenë në kontakt me policinë. Do të ketë pjestarë të policisë rreth xhamive sot, si dhe zyrtarë të armatosur derisa londinezët shkojnë për t’u lutur”, deklaroi ai.

Londra ka një komunitet të madh mysliman.