Pas Ramës, Erdogan takon edhe kryeministrin Zoran Zaev

Presidenti turk Rexhep Taip Erdodan ka pritur në vilën rezidenciale kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Sipas medieve turke, takimi u mbajt në Vilën e Vahdetinit, në rrethin Cengelkoy të Stambollit, pa praninë e gazetarëve.

Në pritje morën pjesë gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme – Mevlut Çavusoglu, ministri i Shëndetësisë – Fahrettin Koca, drejtori i Komunikimeve të Presidencës – Fahrettin Altun, zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës – Ibrahim Kaln, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) – Omer Çelik dhe nënkryetari i AK Partisë për Marrëdhëniet me Jashtë – Efkan Ala.

“Kryeministri Zaev dhe presidenti Erdogan kanë ndarë se Maqedonia e Veriut dhe Turqia, si aleatë në NATO, janë të lidhura me vlera të njëjta në raport me paqen dhe stabilitetin në rajon, përmes raporteve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe në lu*ftën kundër terrorizmit në pajtueshmëri me të drejtën vendore të dyja vendeve, si dhe me të drejtën ndërkombëtare. Erdogan potencoi se, edhe përkrah pandemisë dy vendet kanë pasur shkëmbim të shkëlqyer tregtar në vitin 2020 dhe se ai do të vazhdojë t’i motivojë kompanitë turke që edhe më shumë të investojnë në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në takimin në Stamboll është theksuar se Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut në lu*ftën kundër pandemisë, me dëshirë që ta thellojë bashkëpunimin edhe në fushën e shëndetësisë.
Kujtojmë se disa ditë më parë Erdogan priti dhe një delegacion të lartë të qeverisë shqiptare, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Mes Turqisë dhe Shqipërisë u firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi.