Në pikën kufitare “Bogorodica” ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ditën e sotshme ka pasur fluks të theksuar automjetesh për shkak të vikendit të zgjatur.
Në periushën prej 24 orëve në këtë pikë kufitare kanë kaluar rreth 12.000 udhëtarë ku prej të cilëve 6.500 janë maqedonas.
Edhe kundrejt protestave ku disa nacionalist maqedonas lëshuan thirrje raciste kundër grekëve, ata nuk mundën që të mos jenë pjesë këtë vikend në Greqi.
Shumë prej tyre natën protestojnë kundër grekëve, kurse vikendet i kalojnë po në atë shtet.