Pas problemve me tekstet shkollore, furnizohet me tekste të reja sh.f. “Naim Frashëri” në Kumanovë

Pas denoncimeve të shumta nga prindërit se, deri tek nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashêri” në Kumanovë janë ndarë libra të dëmtuar, sot ministri i Arsimit Arbër Ademi ka vizitur shkollën “Naim Frashëri” dhe ka ndarë tekste të reja për filloristët!

Ministri Ademi ka shkruar:

Investimi tek fëmijët është investim tek e ardhmja e vendit tonë.
Ndjenjë e veçantë ishte sot për mua derisa në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë, bashkë me drejtorin, veteranë të arsimit dhe me këshilltarë komunal ndamë tekste të reja për filloristët e kësaj shkolle.
Më vjen mirë që jam duke marrë pjesë në krijimin e ndryshimeve apo reformave që fillimisht do të zbatohen në arsimin fillor e më pas edhe në atë të mesëm.