Pas polemikave për shkollimin e saj, Milikije Halimi sqaron se e ka te kryer Fakultetin Ekonomik


Ish-kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi, e cila u bë drejtoreshë e SHA “Aeroportet e Maqedonisë”, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik.

Nga zyra e saj tha për Kanal 5 sqarojnë se Halimi ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, por nuk ka specifikuar se kur ka përfunduar studimet dhe në cilin universitet. Në profilin e saj në Facebook, shkruan se ka mbaruar Fakultetin Pedagogjik.

Në mbrojtje të saj sot doli kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili tha se për këtë pozitë është propozuar nga Qeveria dhe është zgjedhur unanimisht nga bordi mbikëqyrës i shoqërisë aksionare.

Pas përfundimit të mandatit të saj si kryetare komune, Halimi u punësua në doganë me diplomë të mesme mjekësore si inspektore për luftën kundër krimit ekonomik. Aijfalënderoi publikisht LSDM-në për pozitën e re.