Pas ‘Perdes së hekurt’: Koleksioni i rrallë i fotove në komunizëm


Ky koleksion befasues tregon se si ishte jeta pas ‘Perdes së hekurt’.

Fotot datojnë në vitet ’60 dhe janë bërë në Bashkimin Sovjetik

Koleksioni i rrallë me 30 mijë foto është zbuluar nga Asya Ivashintsova.

Ajo ishte duke rinovuar shtëpinë e mamasë në Shën Petersburg të Rusisë kur bëri këtë zbulim.

30 mijë fotot bardhezi kishin mbetur të paprekura në një sënduk të familjes.

Ato janë bërë nga mamaja e saj, Masha, e cila ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare.

Masha ishte një figurë e rëndësishme e jetës në qytet.