Sot në orën 14:30 pritet të fillojë Mbledhja e Kryesisë së re të BDI-së, ku ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie duhet të japin llogari për punën e tyre. Pikat e agjendës së sotme të propozuara nga kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, pritet të jenë këto:
Informim i Kryetarit te BDI-së rreth situatës politike ne vend;
Konstituimi i Sekretariateve te partisë;
Raporti i punës se ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë;
Tjetër.
Pasi Ahmeti të informojë rreth situatës politike në vend, pritet emërimi i sekretarëve të partisë dhe udhëheqësit e sekretariateve, siç janë ato për ekonomi, drejtësi, bujqësi e të tjera. Pastaj zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, pritet të prezantojë para bashkëpartiakëve punën e ministrave integristë. Pas kësaj do të hapet debati.