Katie Price është paralajmëruar nga një kirurg kozmetik se trupi i saj mund të jetë nën ‘stres’ të fortë për shkak të prirjes së saj për t’iu nënshtruar operacioneve të shpeshta plastike. Ish-modelja magjepsëse, 43-vjeçare, i është nënshtruar një sërë procedurash kirurgjikale gjatë viteve, duke përfshirë rinoplastikën, një liftim siluete të fytyrës, 3D, ‘faneers’, mbushës buzësh, botoks, tri ‘lifting’ të fytyrës, një ngritje të syve dhe vetullave, dhe së fundmi operacionin e saj të 24-të në gjoks.
Pavarësisht mburrjes për listën e saj të gjerë të operacioneve, drejtori mjekësor i vlerësuar me çmime Alex Karidis ka pohuar se ai kurrë nuk do t’i rekomandonte klientëve të tij që t’i nënshtroheshin një numri të barabartë operacionesh.
Ai i tha Daily Star: “Si kirurgë, ne kemi përgjegjësinë të jemi të sinqertë me pacientët dhe të themi nëse operacioni ia vlen vërtet. Do të isha shumë i kujdesshëm për t’i rekomanduar një sërë operacionesh që ajo i është nënshtruar”.
“I gjithë ai stres në trup nuk është i mirë. Është nën presion kur operohet dhe kalon në mbingarkesë, kështu që kërkon kohë për t’u shëruar”, tha doktori.
Alex vazhdoi duke thënë për tri liftimet e saj ‘të pazakonta’: “Vjen një fazë kur po kryeni këtë sasi operacioni ku duhet të tërhiqeni dhe të pyesni pse po e bëni atë. Askush nuk e kritikon Katien siç e kritikon ajo veten e saj”.
Përfaqësuesi për media i modeles britanike nuk pranoi të komentonte kur u kontaktua nga DailyMail në lidhje me rastin.
Ajo thuhet se ka bërë operacionin e saj të fundit plastik për zmadhimin e gjoksit në “BeClinic” në Overijse, Belgjikë në dhjetor.
Dhe të hënën e kaluar, Katie tregoi rezultatet e operacionit të saj më të fundit, kur u pa me një palë sytjena sportive jeshile teksa po stërvitej me të fejuarin Carl Woods, 33 vjeç, në një palestër në Tajlandë.
Ajo u lajmërua në Instagram të dielën për të pohuar se në të vërtetë kishte 24 operacione të kryera me gjoks – pasi 13 u raportuan gjerësisht në media, dhe zbuloi se ajo do të shesë implantet e saj më të mëdha të gjoksit – të cilat i ka ruajtur – për një milion funte.
Sipas The Mirror, familja e Katiet është ‘e tmerruar’ me operacionin e saj të fundit dhe thuhet se janë të zhgënjyer që kirurgët pranuan ta kryejnë atë.
Një burim tha: “Po bëhet vërtet budallaqe tani dhe më shumë se paksa e papërgjegjshme. Të gjithë janë shumë të tmerruar, për të qenë i sinqertë”.
Nëna e Katiet, Amy, më parë pranoi se kishte frikë se vajza e saj mund të kishte dismpfori trupore, duke thënë për The Sunday Times: “Ajo nuk më thotë tani sepse e di që do të nevrikosem”.
“Ndoshta ajo e bën këtë sepse nuk ndihet mjaft tërheqëse, ose ndoshta është dismorfia e trupit. Një pjesë e problemit është se ajo i bën operacionet e saj pa pagesë, kështu që dikush po e shfrytëzon gjithmonë emrin e saj”, shtoi ajo.
Nëna e pesë fëmijëve bëri operacionin e saj të parë estetik në moshën 18-vjeçare, në gjoksin e saj. /Telegrafi/