Pas ofen*dimeve që ju bëri shqiptarëve Zaev, a i ka mbet një pikë gj*ak shqiptari Bilall Kasamit?

Ranë ofe*ndimet dhe u pamë. Kjo shpërfaqi anën tjetër të fshehtë të Zaevit ”multietnik” që luf*ton për “kauzën” e përgjithshme.
Por ai me partinë e tij kanë diçka për të cilën është vërtetë e tme*rrshme dhe nuk përceptohet dot. Si ka mundësi që ata nuk kanë mbështetjen e vet maqedonasve dhe kërkojnë fitoret ti bëjnë me shqiptarët?! Pra qëllimi është tek fitoret politike dhe pushteti pastaj nisin fye*rjet e rënda që tra*zojnë ndjenjat kombëtare te shqiptarët që nuk e durojnë një nënç*mim të tillë.
Zaev nuk i kurseu ata që e sollën në pushtet dhe i dhanë mijëra vota. Ky qe ”respekti” i tij që ua ktheu me kaq mosmirënjohje .

Në vend që tu kërkojë falje siç bën gjithnjë pas skan*daleve të shumta të tij që e çveshin nga ai politikani ”ndryshe” siç e quan vetveten, ai zhytet akoma më thellë në një gënjeshtër tjetër të madhe dhe të pajustifikueshme. Ai thotë se e ka patur për BDI-në dhe jo për shqiptarët ndërsa tek bo*mba e fundit nuk dëgjohet askund të thotë BDI.

Por që e keqja të bëhet e përmasave tjera është fakti se ai në këto zgjedhje ka një parti shqiptare pa pyetur si ndjehet sot Bilall Kasami që do kërkojë vota në koalicionin ”mozheme”.
Si ndjehet Bilall Kasami pasi partneri i tij Zaev ofe*ndoi shqiptarët dhe pas ofen*dimeve që ju bëri shqiptarëve Zaev, a i ka mbet një pikë gj*ak shqiptari Bilall Kasamit?
Këto dy gjëra duhet ta rëndojnë kaq shumë liderin e Besës sepse nuk është se në këtë rast duhet të mbyllë sytë dhe të shtiret sikur nuk ka ndodhur asgjë me shqiptarët që para se të kenë bindje partiake i lidh i njëjti identitet, i njëjti gj*ak, e njëjta histori, e njëjta kauzë e përbashkët për lirinë dhe të drejtat. Bilall Kasami mund ta ofe*ndojë BDI-në për ti fshehur gjurmët e Zaevit por ofe*ndimet ndaj shqiptarëve nuk i fsheh dot. Këtu mbyllet rrëfimi.

Bilall Kasami ka ardhë në atë pikë që sado të flet kundër oponentit shqiptar, ai s’mund ta fshehë skan*dalin e partnerit të tij Zaev në këto zgjedhje. Zaev me paturpësi i ofe*ndoi rëndë shqiptarët dhe pikë. Këtu mbaron cdo gjë.
Zaev ashtu siç dikur Jankullovska na quante ” indijanci” edhe mund që të përfitojë dicka nga elektorati maqedonas por ai që ka humbur nga sharjet e Zaevit kundrejt shqiptarëve është Bilall Kasami dhe Besa. Asgjë nuk e justifikon këtë veprim skan*daloz dhe fy*es deri në skajshmëri.