Pas një dëshpërimi të madh, lind një mrekulli e vërtetë!

Një nënë turke ka sjell në jetë para kohe një foshnje, por mjekët pohuan se i sapolinduri ka vde*kur.Familja turke kishte marrë fëmijën e pajetë që kishte lindur katër muaj para kohe dhe ishin nisur drejt va*rrezave të qytetit të Adanas.

Megjithatë, foshnja që i ishte bërë edhe raporti i vde*kjes, filloi të qajë para se të va*rroset, raportojnë mediat turke.Babai Hasan Sert, i cili priste një lajm të mirë nga fëmija, tha se nuk mund ta besonte atë që kishte ndodhur.

“Pasi mora trupin e pajetë të foshnjës sime, u trondita kur dëgjova zhurmën e të qarit në varreza. Në fillim nuk e besova, thashë ‘nuk ka mundësi’, por kur hapa qefinin, pashë që ishte gjallë. Është hera e parë në jetën time që kam dëgjuar dhe parë një gjë të tillë. Dhimbja që kam kaluar si baba është e papërshkrueshme. Nëse ka neglizhencë, dua që të hetohet rasti”, tha ai.

Ndryshe, prokuroria turke tashmë ka nis hetimet rreth këtij rasti dhe ka marrë në pyetje mjekët.