Pas mosmarrëveshjes në kazino, kumanovari tentoi ta vriste kolegën

Ministria e Punëve të Brendshme të Kumanovës ka bërë sot kallëzim penal kundër 32-vjeçarit V.J. nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.

“Më 08.08.2024 në ora 03:30 në Kumanovë, policët nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria V.J.(32) nga Kumanova. Ai dyshohet se rreth orës 03:00 në oborrin e shtëpisë së tij në Kumanovë, pas një debati të mëparshëm për kupon për lojë në kazino ku të dy ishin të punësuar dhe pas një konfrontimi fizik i ka shkaktuar plagë me thikë S.M. (35) nga Kumanova. S.M. është dërguar në spitalin e Kumanovës për ndihmë mjekësore”, kanë thënë nga MPB.