MPB-ja e ka pezulluar edhe sigurimin e fundit personal të funksionarëve nga qeveria e mëparshme. Nga MPB-ja konfirmuan për MIA-n se pas vlerësimeve të bëra të sigurisë nuk ekziston rrezik i sigurisë mbi ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov dhe për shkak të kësaj është pezulluar.
“Nga ish-funksionarët, ende shfrytëzon sigurim vetëm ish-kryetari i Qeverisë, Nikolla Gruevski. Atij i pason sigurim aq vite sa ka qenë në pushtet”, theksojnë nga MPB-ja.
Në pyetjen e MIA-s sa persona kanë qenë të angazhuar për sigurim të ish-funksionarëve vitin e kaluar, nga MPB-ja theksuan se nuk mund të japin përgjigje, ndërsa vlerësimin për atë se sa persona nevojiten e ka kryer Sektori për sigurim.
MPB-ja tani shumë shpejt e pezulloi sigurimin edhe të ish-drejtorit të DZK-së, Sasho Mijallkov. Vendimi është marrë para festës, për shkak të vlerësimit se më nuk ekzistojnë rreziqe të sigurisë.
Pas dhënies së dorëheqjes në maj të vitit 2016, për sigurimin e Mijallkovit kujdeseshin gjashtë truproja, ndërsa kishte në dispozicion edhe dy automobila.