Pas lajmeve tend*encioze nga Serbia, Labinot Tahiri me kërkesë për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin: “Ar*matoseni popullatën tonë”


Pas disa lajmeve tendencioze nga ana e Serbisë, ku presidenti Vuçiç ka urdhëruar që ushtria të jetë në gjendje gatishmërie, për këtvë kanë reaguar disa figura publike. Njëri ndër to është këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, shkruan Pa Censurë. Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë një kërkesë per kryeministrin dhe presidenten e Kosovës, duke shprehur që ata të furnizojnë popullin me ar*matim. Sipas tij, është një gjendje serioze ku në çdo moment mund edhe të fillojë një lu*ftë Kosovë-Serbi.

Tahiri kujton edhe një fjalë popullore ku thuhet se “Serbia flen ditën e punon natën pêr me e marrë Kosovên prap”. Pra me këtë, ai kërkon që të ar*matoset edhe populli, shkruan Pa Censurë. Ndër të tjera, Tahiri thotë se shyqyr Zotit që e kemi Naton, Kforin dhe ushtrinë por asnjera nga to nuk e njohin Serbinë siq e njohim ne! Pra të ar*matoset popullata jonë ashtu siq janë serbet e Kosovës të ar*matosur nuk do ishte keq, shkruan më tutje Labinot Tahiri.

Në ndërkohë, ai i uron punë të lehtë kryeministrit Kurti duke thënë, “Zoti ti letoftë punët se nuk e ke lehtë këtë situatë”./Pa Censurë/
Postimi i plotë i Labinot Tahirit: