Rritja ekonomike e vendit do të ngadalësohet deri në fund të vitit. Në projeksionet e fundit, Banka Popullore uli pritjet për rritjen e PBV-së nga 3,9 në 2,9% për këtë vit. Norma e inflacionit pritet të jetë 8.8%. Lufta në Ukrainë dhe efektet e pandemisë janë arsyet e uljes së pritjeve të rritjes ekonomike. Nga gjysma e dytë e vitit ka mundësi që çmimet e energjisë dhe ushqimeve të shënojnë rënie.
“Në përgjithësi, në gjysmën e parë të këtij viti do të arrihej norma më e lartë e rritjes së inflacionit dhe do të ngadalësohej gradualisht deri në fund të vitit. Për momentin, institucionet monetare ndërkombëtare presin stabilizim mesatar të çmimeve të lëndëve të para deri në fund të vitit”, deklaroi Anita Angelovska Bezhovska – Guvernatore e BPRM-së.
Banka Popullore nuk e përjashton mundësinë e korrigjimit të normave të interesit të bonove të thesarit për ta zbutur inflacionin. Nëse Banka Qendrore Evropiane ndërmerr hap të tillë, do të reagojë edhe BPRM. Kjo do të nënkuptonte edhe rritje të interesave për kreditë që qytetarët i kanë në banka.
“Në përgjithësi, pritjet janë që normat e interesit të rriten, por po tentohet të bëhet në mënyrë mesatare për të mos pasur ndikim të rëndësishëm në aktivitetin kreditues për individët”, tha Anita Angellovska Bezhovska- guvernatore e BPRM-së. Inflacioni pritet të bie në 3% vitin e ardhshëm, ndërsa rritja e PBV-së pritet të rritet me 3.6%. Duke pasur parasysh pasigurinë deri në fund të vitit, BPRM mund të ketë rishikim shtesë të pritjeve makroekonomike.