Pas kontrolleve në spital, Kamçev kthehet në bu*rgun e Shutkës

Biznesmeni Orce Kamçev është rikthyer në bur*gun hetues të Shutkës, pasi për disa ditë ka qëndruar në Klinikën e Kardiologjisë, pasi ankohej për probleme shëndetësore.

Ai është shtrirë në spital me 30 qershor pasi ankohej për vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje në kraharorë. Para dy jave, gjykata caktoi parabu*rgim prej 30 ditëve për Kamçevin në lidhje me lëndën “Parcelat në Vodno”, rast për të cilin gjykimi pritet të nis me 16 korrik.