Një të riu i është prerë gjysma e këmbës pasi u diagnostikua me kancer të kockës që përhapet me shpejtësi në gju. Mjekët i shpëtuan jetën 22-vjeçarit Ibrahim Abdulrauf, duke i qepur këmbën mbrapsht.
Ibrahim Abdulrauf në vitin 2015 kur ai ishte vetëm 14-vjeç u rrëzua teksa luante futboll. Të nesërmen ai u zgjua me dhimbje të forta dhe nuk ishte në gjendje të ecte. Pasi shkoi në spital ai u diagnostikua me një infeksion kockash. Edhe pse mori antibiotikë, dhimbja sa vinte e i shtohej dhe kur shkoi sërish në spital u diagnostikua me kancer në kocka.
Pas kimioterapisë 6 mujore, mjekët i këshilluan heqjen e pjesës së mesme të këmbës dhe ngjitjen e pjesës së poshtme por mbrapsht. Mjekët thanë se këmba e kthyer mbrapsht do e lejojë Ibrahimin të përdorë kyçin e këmbës për të lëvizur këmbën në të njëjtën mënyrë siç do ta përdorte nëse nuk do e kishte të prerë.
Nëse nuk kryente operacionin, kanceri i Ibrahimit rrezikonte të përhapej kështu që ai vendosi të priste këmbën. Pas operacionit, ai kaloi edhe pesë muaj të tjerë trajtim kimioterapie.
Ibrahimi, një student i kimisë në Angli tha:
Mendova se do të vdisja. Unë po imagjinoja veten të vdekur dhe prindërit e mi në funeralin tim.
Operacioni dhe kimioterapia dolën me sukses dhe Ibrahimi filloi rehabilitimin. Ai bëri ushtrime të përditshme në shtëpi, të cilat e ndihmuan atë të mësohej me protezën që përdor tani. Ibrahimit iu deshën tre vjet që të mësonte të ecte përsëri. Ai tani është në gjendje të luajë sporte dhe të kërcejë.