Pas izolimit 85 orësh, është rikthyer “rrëmuja” nëpër rrugët e Tetovës

Dyndjet e njerëzve para bankave, postës dhe operatorëve celularë kanë vazhduar edhe ditën e sotme.

Maska mbanin shumica e qytetarëve, por jo edhe distancë.

“Nuk duhet të rimë grumbull por ja ç`të bëjmë. Duhet bankat ti nxjerrin paratë dhe tua dërgojnë nëpër katunde tua japin, jo kështu. Kjo është keq që bëhet kështu dhe që ia bëjnë këtë popullit. Punëtorë kanë, duhet të çohen e tua dërgojnë paratë nëpër fshatra njerëzve jo ti grumbullojnë kështu”.

“Larg rrimë po ja edhe maskat i mbajmë”.

“Për rrezik ja vet je tu e pa. Ende ma afër duhet me ndej, s`ka asnjëfarë rendi aspak”.

Ndërkohë kamera e televizionit Alsat vërejti edhe mos-respektim të vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e transportit të organizuar publik dhe privat në Tetovë dhe komunat e saj, përkatësisht ndalesën e hyrjeve dhe daljeve në këtë komunë. Të pyetur se përse vazhdojnë me transportin ndër-komunal, ata refuzonin të flisnin dhe iknin nga vendi i parkimit.

Ndërkohë në 24 orët e fundit, në Tetovë ka pasur shkelje të orës policore, me ç’rast 8 persona janë ndaluar./Alsat/