Pas fjalëve të Shefqet Krasniqit, Aida Derguti publikon foto me ar*më: Qe qitu n’maxhe pak

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti i është përgjigjur me një fotografi dhe një përshkrim me pak fjalë hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili mbrëmë tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë, ndërsa burrat në oda.

Dërguti ka publikuar një fotografi gjatë kohës së luf*tës ku ajo shihet me ar*më, bashkë me një ushtare tjetër dhe një ushtar.
“Qe qitu n’maxhe pak”, ka shkruar Dërguti.
“Në fe nuk ka diskriminim. Oda o vëlla është për burra, unë sun e nxa vendin e grave as gratë sun e nxajnë vendin e burrave”, ka thënë Krasniqi mbrëmë në RTV Dukagjini. “Kuzhina është për gra”, ka shtuar ai.

Për deklaratat e Krasniqit pati reagime të shumta, nisur nga ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Ndër ata që reaguan qe edhe historiani Jusuf Buxhovi. Ai tha se Prokurori i Shtetit duhet të veprojë menjëherë aty ku preket kodi kushtetues dhe sistemi i vlerave në shoqëri.

https://www.facebook.com/aida.derguti/posts/4083711168353575