Pas fitores në zgjedhje, Orban e quan kundërshtar Zelenskyn

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, ka fituar një mandat të katërt me shumicë votash në zgjedhjet e përgjithshme të vendit.

Në fjalimin e tij të fitores, Orban kritikoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe burokratët e Brukselit, duke i quajtur ata “kundërshtarë”. Hungaria ndan një kufi me Ukrainën dhe ka pranuar më shumë se gjysmë milioni refugjatë deri më tani.

Orban këmbëngul se duke ndihmuar njerëzit, por duke refuzuar të furnizojë Ukrainën me armë, ai po e mban Hungarinë jashtë luftës.