Pas festave, vaksinim masiv kundër Covid-19 në 6 qytete të Maqedonisë

Imunizimi me 200 mijë vaksinat kineze që sot arritën në vend do të fillojë të martën. Me to do të vaksinohen qytetarët e paraqitur në ueb faqen vakcinacija.mk si dhe qytetarët më të moshuar të cilët janë paraqitur përmes mjekut amë. Pos vaksinës kineze, në dispozicion për qytetarë do të jenë vaksina edhe nga prodhues të tjerë. Ministri i Shëndetësisë bëri thirrje që qytetarët të mos bëjnë ndasi apo preferenca për vaksina të caktuara, sepse të gjitha janë të sigurta dhe efikase.

Në ata pika të mëdha vaksinale, do të ketë nga të gjitha vaksinat. Nga java e ardhshme edhe kinezja do jetë si dhe Pfizer. Nuk ka nevojë të theksohet çështja e zgjedhjes së vaksinës. Të gjitha të njëjtit kualitet, nuk ka asnjë kundër indikacion. Cila vaksinë do jetë në atë orë e disponueshme, të njëjtën qytetarët mund që ta pranojnë në mënyrë komode pa mos u shqetësuar se me cilën vaksinë janë në përparësi të vaksinohen”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Përpara vaksinimit qytetarët konsultohen me personelin mjekësor nëse iu lejohet pranimi i vaksinës, bazuar në gjendjen e tyre shëndetësore.
Gjatë muajit maj pritet të arrijnë mbi 500 mijë doza shtesë të vaksinave kundër Kovid 19.

Në Maj, presim të arrijnë rreth 500 mijë doza të vaksinës Sinovak. 100 mijë tjera shtesë kineze Sinofarm vijnë si donacion, falë ministrisë së Mbrojtjes. Poashtu pritet të arrijnë 26 mijë doza nga Pfizer përmes marrëveshjes sonë direkte. Ndërkaq për vaksinat Ruse ende nuk kemi termin të saktë se kur do të arrijnë dhe çfarë sasie”, theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Për momentin vaksinimi zhvillohet në dy sisteme, njëri i cili evidenton qytetarët sipas moshës, dhe tjetri që evidenton të punësuarit në institucionet shtetërore të cilët janë më të rrezikuar ndaj infeksionit.

https://www.youtube.com/watch?v=6H2G8wO5MEg