Pas festave shkarkohen të gjithë anëtarët e Këshilllit Gjyqësor

Qeveria planifikon të shkarkojë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi. Pas festave, anëtarët e zgjedhur nga Këshilli Gjyqësor do të jenë në fokus përballë Kuvendit. Sipas informacioneve nga një funksionar i lartë qeveritar për televizionin 24, plani i qeverisë është që, pasi raporti mbi punën e Këshillit Gjyqësor për vitin e kaluar nuk kaloi në Kuvend, shumica të shfrytëzojë mundësinë që i jep ligji për Këshillin Gjyqësor për të nisur procedurën për shkarkimin e gjyqtarëve që ata kanë zgjedhur.

Pas moskalimit të raportit mbi punën e Këshillit Gjyqësor në Kuvend, absolutisht në përputhje me ligjin, do të hapim një debat mbi punën e gjyqtarëve të zgjedhur nga Kuvendi, të cilin e presim të përfundojë me shkarkimin e tyre.

Një funksionar i lartë qeveritar deklaroi për TV 24. Zyrtarisht, nga Qeveria thonë vetëm se adresa është në Kuvend.

“Si Qeveri, theksojmë përkushtimin tonë për zbatimin e reformave kyçe në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, me qëllim të afrojmë vendin tonë me standardet evropiane, dhe për këto çështje të rëndësishme jemi të përqendruar me përkushtim,” thuhet nga Qeveria.