Ish kryeministri Nikolla Gruevski sot në Fakultetin ekonomik në Shkup mbrojti disertacionin e tij të doktoratës. Disertacioni është me titull: “Efektet ekonomike të kapitalit të ndryshëm ndërkombëtar, me theks të veçantë në Republikën e Maqedonisë”. Fakulteti Ekonomik nuk lejoi që mediumet të ndjekin nga afër mbrojtjen e disertacionit të doktoraturët nga ish krymeministri Gruevski.
Pas doktorimit në rrjetet sociale është publikuar një fotografi Gruevski duke u përqafuar me nënën e tij, ku duket sikur është duke qarë, transmeton Gazeta Lajm. Kanë pasuar edhe komente ofenduese lidhur me këtë fotografi.
“Sikur të jetë përshëndetje para shkuarjes në burg, e jo urim për doktoraturë”, ka komentuar analisti Ivor Mickovski.