Pas disa vitesh hetim, ngritet padi penale ndaj Ramiz Merkos për blerjen e veturës Audi me vlerë rreth 67 mijë euro

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, pas disa vitesh hetim, së fundi ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për blerjen e veturë “Audi” me vlerë rreth 67 mijë euro.

Kështu bëri të ditur sot në një konferencë për media të organizuar nga kreu i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi në ambientet e reja të objektit.

Merko akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, përkatësisht nenit 353 paragrafi katër i Kodit Penal dhe i kërcënohet me burgim prej një deri në pesë vjet.

Aktakuza tani është ngritur në Gjykatën Penale në Shkup, por nëse kjo gjykatë deklarohet se nuk ka kompetencë, lënda e gatshme me të gjitha provat do të dërgohet në Prokurorinë e Strugës për t’u proceduar nga gjykata në Strugë. .

Çështja është krijuar me iniciativën e Komisionit Kundër Korrupsionit e dorëzuar në vitin 2020 për ndjekjen penale të Merko-s për blerjen e automjeteve të pasagjerëve, përfshirë edhe një “Audi A6” me vlerë 67 mijë euro.

Edhe Merko është futur në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara, por deri më tani ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë tjetër.