Pas daljes nga burgu, Burdushit shteti ia regjistron biznesin si “shërues shpirtërash” (FOTO)

Hysri Peqani i njohur për publikun e gjerë me nofkën “Burdushi” më në fund ka regjistruar biznesin e tij që për një kohë të gjatë e ushtroi jashtëligjshëm.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai në profilin zyrtar në Facebook. “Burdushi shpirtëror” quhet zyra që në përshkrim të regjistrimit thuhet se ofron shërbime shëndetësore, kulturore dhe shërbime tjera sociale.

“Hajde urime me kod të ri dhe dizajn të ri”, ka shkruar Burdushi në mbishkrimin e fotografive që tregojnë për regjistrimin e biznesit të tij.