Pas bllokadës së ligjit për shtetësi, Sela tregon se me kë do të koalicionojë

“Ne do të koalicinojmë me njerëz, jo me njerëz që u bëjnë keq, por njerëz që do t’u bëjnë mirë njerëzve të cilët për 30 vjet kanë paguar tatim shtetit se edhe pse kanë jetuar këtu, janë ndjerë të huaj. Le të bëhen njerëz, se me njerëz jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”.

Kështu ka deklaruar lideri i ASH-së, Ziadin Sela në pyetjen se a do të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në pasi LSDM-ja sipas tij e ka bllokuar ligjin për shtetësinë.

“Edhe nëse ka koalicion, ai është i prishur”, shtoi më tej Sela. Ka treguar se ky ligj është parakusht i koalicioni ASH-AAA për bashkëpunimet e radhës. Ka ftuar që të hiqet bllokada ndaj ligjit, pasi sipas kjo do të thotë edhe bllokadë ndaj arsimimit, shëndetësisë të fëmijëve shqiptarë./TV21