Kriptomonedha Ether arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave, duke tejkaluar 1700 dollarë, për të parën herë. Ether, e cila është monedha e dytë më e madhe dixhitale në botë për nga vlera e tregut, u rrit me 11.2%, sipas të dhënave nga CoinDesk, shkruan CNBC.
Kjo rritje vjen pasi Bitcoin, monedha më e vlefshme virtuale, arriti një rekord afër 42.000 dollarë muajin e kaluar. Ethereum, rrjeti i etherit, u krijua pas Bitcoin-it në vitin 2013. Dallimi kryesor që ka me bitcoin është që mbështetet nga aplikacionet.
Ndërkaq, vlera totale e tregut të të gjitha kriptovalutave arriti në 1 miliard dollarë muajin e kaluar.