Pas aksidentit të rëndë/ Gazetari Bashkim Sulejmani njofton se është në gjendje stabile!

Dje (16-mars) në ora 07:10 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në Kamnjan të Tetvës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa regjistrimi të Tetovës, njëra tip “Volkswagen Passat” e drejtuar nga 45-vjeçari N.R. nga Kamnjani dhe tjetra “Seat Cordoba” e drejtuar nga B.S.(42) nga Siniçani i Tetovës, si dhe një autobus “Mercedes” me targa të tetovës, i parkuar nga R.F.(55) nga Kamnjani.

Në këtë aksident drejtuesi i veturës “kordoba” B.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse lëndime trupore ka pësuar pasagjeri i tij i mitur, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka kryer këqyrjen në vendin e aksidentit.

Personi B.S. është gazetari u njohur nga Tetova Bashkim Sulejmani i cili ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se gjendja e tij është stabile dhe po kurohet në shtëpi!

Sulejmai ka shkruar: “ Fale Zotit me lendime te renda po jo te rrezikshne.
Ju falemnderit te gjitheve shoke miq dashamire per kujdesin. Dhe pse ishte fatkeqsi megjithate miqt shoket ma bene me te lehte diten e djeshme
Veçanarisht flm dhe shume respekt per zjarrfikesit.”