Pas 7-shes në Koçani festojmë edhe për Xhokerin në Krushevë

Në xhiron e 11-të të Loto 7 festuam për 7-shen me vlerë prej 27 385 728 denarë që “shkoi” në Koçan.

Raundi tjetër, i xhiros së12-të, solli një surprizë të re. Kësaj here, fjalën kryesore e kishte loja Xhoker.

Shpërblimi është 851 772 denarë, dhe ka shkuar në duart e familjes Jankuloski nga Krusheva e cila sot vizitoi lokalet e Lotarisë shtetërore.

Në disponim të mirë, fituesi me fat, Kole Jankuloski, na tregoi për veten se me vite luan rregullisht Loto 7. Gjithmonë paguan nga dy kombinime Loto dhe një kombinim lojë shtesë Xhoker.

Tërheqjen e 12-të nga Loto 7, e cila u transmetua të shtunën, më 12 shkurt, Kole e ka ndjekur në atmosferë familjare me bashkëshorten. Eksitimi ka filluar të rritet kur Kole ka vur re se pesë numrat e tërhequr ishin në rend si numri I tij Xhoker.

I pyetur nga bashkëshortja se çfarë ndodhi me numrin e gjashtë, Kole është përgjigjur: “Tani do të thonë se Xhokeri ka ra në Krushevë”.

Kole ka 8 vite që është i punësuar në N.P Komuna e Krushevës. Ai ka dy djem, Stefo dhe Petar, të cilët i takuam kur e konfirmuam dhe e paguam premiumin. Të ardhurat do të shkojnë për ta dhe babai i tyre thotë se do të vazhdojë të luajë me të njëjtin parim, dy kombinime Loto dhe një kombinim Xhoker.

Kombinimi fitues Xhoker është paguar në pikën shitëse të Tabako “Zukmar” në Krushevë.

Mesazhi për të gjithë ata që lumturia u buzëqeshi është pothuajse i njëjtë – Paguani Loto dhe Xhoker, sepse nuk e dini kurrë se kur do të buzëqeshë fati.

Shpërblimi i Xhokerit për raundin e ardhshëm është 600.000 denarë.
Loto 7 premium është 7.000.000 denarë.