Pas 600 ditësh izolim për të frenuar përhapjen e Covid-19, Australia po “ri-ngrihet”, ndërsa fluturimet ndërkombëtare kanë rifilluar.
“Kjo është një ditë e mrekullueshme për Australinë,” tha kryeministri Scott Morrison , i cili postoi një mesazh në Facebook duke thënë se vendi ishte tani “gati për të nisur!”
Lexo Edhe:
Mgid
Mgid
Vrasja e 24-vjeçarit në piceri në Mitrovicë, ngrehet aktakuzë kundër 4 per…
Gjyshet përdorën ilaçin e vjetër për trajtim diabeti në 6 ditë!
Orët e fundit, në Sidnei janë shfaqur imazhe prekëse me njerëz që kanë parë të afërmit e tyre të ribashkohen pas gati 20 muajsh.
"I haven't seen my dad in 2 years and now he's very, very sick."
Sydney’s international airport was home to tearful embraces and emotional reunions on Monday as Australia’s border opened for the 1st time since #Covid19 was declared a pandemic last year https://t.co/roVaudbiB2 pic.twitter.com/3AjD3CKowb
— Bloomberg Originals (@bbgoriginals) November 1, 2021
Më 20 mars 2020, Australia vendosi një nga masat më të rrepta të mbylljes së kufijve për të mbrojtur qytetarët e saj nga pandemia e koronavirusit.
Dhjetëra mijëra australianë që jetonin jashtë vendit nuk mund të ktheheshin në shtëpi për 19 muaj, sipas gazetës britanike “Guardian”.
Tani, dy qytetet më të mëdha të vendit, Sidnei dhe Melburni , kanë vendosur të braktisin këto masa, pasi australianët plotësisht të vaksinuar mund të udhëtojnë pa qenë nevoja të qendrojnë në karantinë (14 ditë).
Kufizimet e ashpra për 18 muaj ua kanë pamundësuar australianëve që të marrin pjesë në organizime të ndryshme, përfshirë dasma dhe funerale, si dhe u është pamundësuar takimet me familjarë dhe shokë.
REUNITED: Emotional scenes at Sydney’s international airport as Australia’s border opened for the first time in 20 months. https://t.co/w3hUpn3TrJ pic.twitter.com/adHUAU6rWT
— ABC News (@ABC) November 1, 2021
Ndonëse përhapja e variantit Delta të koronavirusit ka mbajtur nën izolim Sidnejn dhe Melburnin për disa muaj, numri i të infektuarve me koronavirus në Australi është shumë më i vogël sesa i vendeve tjera.
Deri më 31 tetor, autoritetet australiane kanë regjistruar 170,500 persona të infektuar dhe 1,743 viktima.