Pas 50 viteve qëndrim në një fermë, Bentley i rrallë shitet për çmim marramendës – pritet t’i nënshtrohet restaurimit

Një Bentley i rrallë i prodhuar në vitin 1935 është shitur në ankand, pasi që është gjetur në një objekt pranë një ferme në Dorset, ku qëndroi pa lëvizur për më shumë se 50 vite. Fermeri e kishte blerë veturën në vitin 1954, e pas të 60-ve nuk i ka kaluar kontrollet teknike dhe u parkua në një objekt pranë fermës, transmeton Telegrafi.

Prej asaj kohe nuk ka lëvizur fare, por koha e ka bërë të vetën dhe mund të shihet edhe përmes fotografive të postuara më poshtë. Megjithatë, Bentley është shpëtuar pasi është shitur në ankand, në muzeun ndërkombëtar Haynes për 66.352 funte. Fjala është për modelin Thrupp & Maberly DHC, që e vë në lëvizje motori 3.5 litërsh V5, e nga shiriti prodhues doli në vitin 1935.

Tani duket se ka ardhur koha që të rikthehet në gjendjen e mëparshme, por duhet një restaurim i thellë i kësaj veture. Vetura fillimisht ishte blerë nga një skocez, e gjatë të 30-ve u transportua në Australi, ndërkaq në vitin 1949 u rikthye në Britani të Madhe. Karroceria është e lyer me të zezë, por ngjyra origjinale ishte e verdhë. /Telegrafi/