Pas 5 vitesh kërkon falje gjykatësja që i kërkoi myslimanes ta heqë shaminë

Gjykatësja e cila nuk pranoi të dëgjonte rastin e një gruaje myslimane për shkak të shamisë së saj në Quebec të Kanadasë i kërkoi falje asaj pas pesë vjetësh.
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor në Quebec, organi më të lartë disiplinor për gjyqtarët në këtë provincë kanadeze, sipas një vendimi të marrë zhvilluan një seancë në internet me gjyqtaren Eliana Marengo dhe myslimanen Rania El-Alloul rastii së cilës nuk u dëgjua pesë vjet më parë.

Gjykatësja Marengo, e cila lexoi tekstin në të cilin kërkoi falje para anëtarëve të këshillit. Ajo tha se bëri gabim duke kërkuar nga El-Alloul që ta heqë shaminë e saj. Ajo theksoi se është penduar për shqetësimin e shkaktuar dhe se kurrë nuk kishte ndërmend të ofendonte ose të shfaqte mungesë respekti.
Marengo rikujtoi se si në gjykatë shaminë e El-Alloul e kishte krahasuar me kapelë dhe syze dielli.
“Referenca ime për kapelat dhe syzet e diellit thjesht kishte për qëllim të ilustronte mënyrën se si zakonisht zbatohen rregullat e sjelljes në sallën e gjyqit dhe sigurisht nuk kishte për qëllim të mos ju respektojë ju apo bindjet tuaja. Ju kërkoj falje në mënyrën më të sinqertë”, tha Marengo.

Ndërkaq, Rania El-Alloul tha se e pranon faljen e Marengos.
Ndryshe, rasti kishte ndodhur në prill të vitit 2015, kur gjykatësja Marengo, duke cituar shaminë, nuk pranoi të dëgjonte rastin e myslimanes El-Alloul që kishte të bënte me një kundërvajtje në trafik.
Marengo kishte thënë se “sallat e gjyqit janë vende laike dhe ekziston rregull se para gjykatësit dilet me veshje të duhur, pa kapelë dhe pa syze dielli”, duke e vlerësuar edhe shaminë në të njëjtën kategori.

Marengo i kishte ofruar gruas myslimane dy mundësi për të vazhduar seancën, duke hequr shaminë nga koka ose duke angazhuar avokat dhe duke e dërguar atë në seanca.
Rania El-Alloul kishte refuzuar një gjë të tillë, duke deklaruar se ajo nuk kishte para për të angazhuar avokat dhe se nuk do ta hiqte shaminë e saj për shkak të besimit të saj fetar.
Pas këtij vendimi, gjykatësja nuk e vazhdoi seancën dhe njoftoi shtyrjen e saj për një kohë të pacaktuar.