Internet Explorer i Microsoft do të mbyllet vitin e ardhshëm pas më shumë se 26 vjet shërbimi, thotë gjigandi i teknologjisë.
Internet Explore nuk do të shfaqet më pas qershorit të vitit 2022. Gjiganti i teknologjisë ka hequr faqen e vjetër për disa vjet. Në 2019 ai përdorej nga vetëm 8% e njerëzve.
Microsoft Edge, zëvendësimi i tij ka një modalitet pajtueshmërie të Internet Explorer, i cili do të vazhdojë të funksionojë.
Disa faqe në internet shumë të vjetra janë ndërtuar mbi teknologjinë e vjetër të internetit, të cilën shfletuesit modernë kanë probleme me përpunimin.
Menaxheri i programit Microsoft Edge Sean Lyndersay po fton përdoruesit të votojnë për të preferuarin e tyre nga pesë pretendentë dhe thotë se më i popullarizuari do të formojë pamjen e tij të re.