Pas 24 orësh, ekipet e shpëtimit e gjejnë të gjallë nën rrënoja një vogëlushe në Beirut

Janë publikuar pamjet nga momenti dramatik kur një vajzë e vogël u gjet e gjallë në Beirut pasi qëndroi për 24 orë nën rrënoja.

Pas kërkimeve intensive të njerëzve të zhdukur në kryeqytetin e Libanit, mediat e huaja shfaqën pamjet e ekipeve të shpëtimit që e gjetën gjallë fëmijën e midis rrënojave.

Ekuipazhi shihet duke i larguar rrënojat nga vajza, e cila kaloi 24 orë poshtë tyre pas shpërthimit masiv të para dy ditëve. Dhjetëra të tjerë janë ende në kërkim në Beirut, tashmë të quajtur një ‘qytet katastrofë’ pas shpërthimit të madh në portin e qytetit.

Të paktën 135 njerëz kanë vd*ekur megjithëse kjo shifër pritet të rritet dhe 5.000 të tjerë janë pl*agosur tha dje ministri i Shëndetësisë.