Pas 20 vite pritje, zgjidhet çështja e objektit të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë

Pas 20 vite pritje si duket më në fund çështja e objektit për gjimnazin Sami Frashëri në Kumanovë më në fund po zgjidhet, kështu ka njoftuar nëpërmjet një shkrimi në Facebook, këshilltari i Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzeir Mustafi, shkruan InfoShqip.

Postimi i plotë:

“Premtuam se çështja e objektit të Gjimnazit “Sami Frashëri” do të jetë prioriteti kryesor dhe si të tillë e trajtuam që nga dita e parë e pushtetit lokal, duke i ndërmarrë të gjitha masat e duhura për përgatitjen e projektit dhe dokumentacionit teknik. Faleminderojmë kryetarin e komunës, Maksim Dimitrievski dhe këshillin komunal për mbështetjen e parezervë që kanë treguar në zgjidhjen e këtij problemi. Përshëndesim vendimin e qeverisë së RMV për ndarjen e mjeteve financiare për objektin e ri shkollor të Gjimnazit “Sami Frashëri” dhe paraleleve në gjuhën shqipe të Shkollës së Mesme Teknike “Nace Bugjoni”. Më në fund kjo problematikë 20 vjeçare po merr epilog. Urime të gjithë qytetarëve të Kumanovës, profesorëve e më së shumti nxënësve”– ka shkruar Huzeir Mustafi, këshilltar i ASH-së në Komunën e Kumanovës.