Pas 16 viteve, BDI ulet në vendet e rezervuara për opozitën në Kuvend

Ka filluar seanca konstituive në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe tashmë të gjithë deputetët kanë zënë vendin e tyre, por sot ndryshe prej herave të tjera, përcjell TV21.

Pas rezultatit të zgjedhjeve ka ndryshuar edhe përbërja e Kuvendit ku pozita e kaluar tani është në opozitë dhe për herë të parë pas 16 viteve, deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim janë ulur në vendet e rezervuara për opozitën.