Pas 16 vitesh martesë, burri i tregoi gruas se i pëlqejnë edhe burrat

Besimi midis burrit dhe gruas është shumë i rëndësishëm në jetën martesore. Por, çfarë ndodh nëse pas shumë vitesh martesë, burri i tregon gruas një sekret që e ka mbajtur të fshehur gjithmonë?

Gruaja tha se ishte martuar 16 vjet më parë dhe kanë dy fëmijë. Por së fundmi bashkëshorti i ka treguar një “sekret” që e la pa fjalë: i tha asaj se ishte bi$eksual dhe se provon interes edhe për meshkujt.

Gruaja u trondit. Tha se nuk mund ta imagjinonte kurrë që burri i saj do të dilte kështu. Ajo u shpreh se edhe pse nuk është kundër homo$ek$ualëve, nuk e kishte idenë që bashkëshorti i saj ishte i tillë.

Burri foli pas 16 vitesh martesë, por gruaja ende dyshon se i shoqi nuk i ka thënë të gjitha. Ai ende po fsheh diçka prej saj. Gruaja mendon se burri i saj ka një lidhje me një burrë tjetër.

Një ekspert e këshilloi gruan dhe tha se në këtë kohë burri i saj ka më shumë nevojë për të. Nuk është e lehtë të përballesh me situata të tilla.

“Sigurojeni burrin tuaj që jeni me të. Ai ju tha të vërtetën, kështu që ju duhet ta lavdëroni. Guximi i tij duhet admiruar. Bërja e kësaj do të ndihmojë në zgjidhjen e këtij konfuzioni dhe patjetër do të dalë një zgjidhje,” tha eksperti i lidhjeve martesore.

Ndoshta eksperti nuk e ka kuptuar që gruaja nuk është mami i këtij burrit!