Pas 1 muaji punë intenzive nga Pa Censurë arrin Qendra për Punë Sociale, Prokuroria, Gjykatësja dhe në fund pas vendimit të plotëfuqishëm 2 javë për t’u kap nga policia!

Pas 1 muaji punë intenzive nga Pa Censurë arrin Qendra për Punë Sociale, Prokuroria, Gjykatësja dhe në fund pas vendimit të plotëfuqishëm 2 javë për t’u kapur nga policia, i mituri problematik Soner Ali i cili me 15 vepra penale dhe dëme të njëpasnjëshme, kërcënime dhe frikë tek nxënësit u dërgua në Shtëpinë Arsimore-Korrektuese Tetovë!

E çuditshme duket, por është e vërtetë se një muaj si Pa Censurë nuk kemi reshtur së trokituri dyerve të institucioneve për të kuptuar se ku qëndron problemi që i mituri problematik i cili është terror për nxënësit e shkollës fillore “Goce Delçev” dhe jo vetëm po dërgohet në qendrën përmirësuese për të mitur!

Secili institucion kërkonte përgjegjësi nga institucioni tjetër e në fakt asnjëri nuk e bënin punën si duhet, nuk i njihnin kompetencat dhe detyrimet. Për fat të keq, për një të mitur që kërcënonte jetën e dhjetra nxënësve duhet të kërkohet vendimarrje me presion gazetaresk sepse i njëjti “kishte mbrojtje” të cilën vazhdojmë të kërkojmë se nga i buronte!

Në ndërkohë që puna vazhdonte, Soner Ali rrinte tek shkolla, vazhdonte me kërcënime dhe plasonte fotografi nga brenda hapësirave të policisë duke treguar gishtin e mesit me pranga në duar, pyetja shtrohet se cili polic ja bëri fotografinë keqbërësit të vogël brenda ambienteve të policisë pasi është arrestuar!

Teksa në këtë shtet të ashtuquajtur Republika e Maqedonisë Veriore, vuajnë njerëz të pafajshëm burgjeve, ministri i Drejtësisë deklaron se nuk ka drejtësi, keqbërësit që terrorizojnë fëmijët, duken si problem jo relevant!
Por ne si Pa Censurë, do ju bëhemi therrë në sy, institucioneve dhe udhëheqësive të tyre jokompetent!

Raporti i policisë për kapjen e Soner Ali:
Më 11.11.2023 në ora 15.45 në Tetovë efektivët e policisë nga SPB Tetovë, pas një urdhëri të gjykatës të lëshuar më parë nga Gjykata Themelore Tetovë për kryerjen e një mase arsimore-pedagogjike në shtëpinë korrektuese në Tetovë, është arrestuar një i mitur 16-vjeçar nga Tetova, i cili kërkohej për përfshirjen e tij në disa vepra penale. Personi është dërguar dhe dorëzuar në Shtëpinë Arsimore-Korrektuese Tetovë për procedurë të mëtejshme.

Linku i videos se plote: https://www.instagram.com/reel/CyP_-M2IJQ-/?igshid=YjVjNjZkNmFjNg==