Partitë shqiptare, gati emrat e zv/ministrave në Qeverinë ‘Zaev 2’


Partitë i kanë gati emrat e zëvendësministrave. Subjektet politike shqiptare, siç mëson Alsat janë përcaktuar për kuadrot, ndërsa në BDI akoma mbeten dilema për emrin e zëvendësit në MPB dhe Drejtësisë.

Burime të Alsat brenda BDI-së bëjnë të ditur se integristët janë përcaktuar që zëvendësi në polici t’i takojë Degës së Çairit për ku përflitet emri i Nazim Bushit. Derisa figura e tij has në pengesa, kjo pozitë mund t’i besohet Agim Nuhiut, i cili paraprakisht është paraparë për në Drejtësi, ndërsa në vendin e tij të vij Driton Kuçi. Për zëvendës në Mbrojtje mësohet të jetë propozuar Bashkim Hasani, në Shëndetësi Shkëlqim Beqiri ndërsa në Transport dhe Lidhje ish deputeti Rexhail Ismaili.

Ministria e Punëve të Brendshme Nazim Bushi
Ministria e Drejtësisë Agim Nuhiu
Ministria e Mbrojtjes Bashkim Hasani
Ministria e Shëndetësisë Shkëlqim Beqiri
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve Rexhail Ismaili

Lëvizja Besa si pjesë e Qeverisë në kuadër të koalicionit “Mundemi” do të ketë dy zëvendësministra edhe atë Arafat Shabani në Arsim dhe Shkencë, ndërsa Sedat Sulejmani në Kulturë. Emrat e tyre janë konfirmuar zyrtarisht nga partia e Bilall Kasamit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës Arafat Shabani
Ministria e Kulturës Sedat Sulejmani

Partia Demokratike Shqiptare do të ketë një post zëvendësministri në Ministri të Jashtme për ku jo zyrtarisht kanë paraparë Fatmire Isakun. Emri i saj as nuk është konfirmuar dhe as nuk është përgënjeshtruar nga partia e Menduh Thaçit.

Ministria e Punëve të Jashtme Fatmire Isaku

Nga LSDM thonë se akoma janë duke zhvilluar negociata të brendshme me partnerët e koalicionit për ndarjen e pozitave të eshalonit të dytë në 8 ministri. Edhe javën e kaluar kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi emrat zyrtarë të zëvendësve në fund të kësaj jave, Socialdemokratët nuk konfirmojnë kur emrat do t’i propozohen Kuvendit për votim.

Ministria e Financave ,Ministria e Ekonomisë ,Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ,Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ,Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ,Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ,Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ,Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes bashkësive/Alsat