Partia Turke në Kosovë paralajmëron se do të marrin masa pasi u lidhën marrëdhënie diplomatike me Izraelin

Partia Demokratike Turke në Kosovë ka reaguar pasi shteti i Kosovës lidhi marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Sipas tyre, Kosova ka thyer ligjet ndërkombëtare duke paralajmëruar hapjen e ambasadës në Jerusalem, transmeton Indeksonline.

Në komunikatën e tyre, KDTP ka thënë se do të ndërmarr veprime në bazë të rezultateve që vijnë nga negociatat.
Ata po ashtu janë ankuar se Qeveria Hoti nuk i ka dhënë asnjë informacion atyre rreth detajeve të marrëveshjes.
Komunikata e plotë e tyre:

Ne besojmë që marrëveshja në Uashington, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë me 4 shtator është një fazat më të rëndësishme të dialogut të stërzgjatur mes Kosovës dhe Serbisë. Ne na vjen keq ta thajmë por kanë kaluar 48 orë dhe grupi parlamentar ‘6+’ nuk është njoftuar për asgjë nga Qeveria Hoti për detajet e marrëveshjes.

Sidoqoftë, detajet e marrëveshjes kanë dal në media dhe nga deklaratat e qeverisë kanë treguar se Marrëveshja e Uashingtonit ka substanca shqetësuese. Ndarja e përgjegjësive për Liqenin e Ujmanit do të dëmtoj sovranitetin e qeverisë sonë. Ne besojmë se Republika e Kosovës, të cilët morën pjesë në Shtëpinë e Bardhë si shtet i pavarur, duhet ndërmarr hapa para për këtë status.

Pastaj hapja e e një ambasade në Jerusalem ka shkaktuar dëshpërim dhe shqetësim të madh. Okupimi i Jerusalemit nga Izraeli është hedhur poshtë nga Kombet e Bashkuara dhe hapja e një ambasade të Kosovës atje do të përbënte shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe do të dëmtoj imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Po ashtu do të rrezikoj tërheqjen e disa njohjeve ekzistuese. Ne duam të njoftojmë publikun se Partia Demokratike Turke në Kosovë do të ndërmarr veprime në bazë të rezultatit të negociatave.