Partia Socialiste fiton Elbasanin, Luçiano Boçi nuk arrin dot përmbysjen

Gledian Llatja i Partisë Socialiste është rikonfirmuar për një mandat tjetër në Bashkinë e Elbasanit.

Ai ka fituar zgjedhjet, duke mundur rivalin në garë, Luçiano Boçi nga koalicioni “Bashkë Fitojmë.

Gledian Llatja ka marrë 24,823 vota, që përkthehen në 55.03%. Ndërsa Luçiano Boçi ka marrë 20,286 vota, që përkthehen në 44.97%.