Skenës politike shqiptare në Maqedoni muajin e ardhshëm do ti shtohet edhe një subjekt i ri politik. Sic mëson INA, inicuesi i saj është Xhelil Bajrami, ish-ministër i ekologjisë, diplomat dhe politikan nga Tetova. Ai është i njohur në qarqet politike edhe në Tiranë, Evropë dhe SHBA, për shkak të raporteve dhe pjesëmarrjes në shumë evenimente ndërkombëtare.
Bajrami nuk ka dashur të jap detaje lidhur me nismën e tij duke theksuar se janë në proces të përfundimit të përgatitjeve për daljen në skenë të subjektit të ri politik. Partia e re sic mësohet do të jetë parti e djathtë konservatore dhe se tanimë në strukturave inicuese janë të përfshirë kuadro të reja nga gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni. (INA)