Parregullsi të shumta pas kontrollit të katër lokaleve të natës në Manastir

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se nga ora 01:30 pas mesnate deri në ora 04:30, policia në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin e Punës kanë kryer kontrolle në katër klube të natës dhe kabare në Manastir. Autoritetet kanë konstatuar shumë parregullsi, janë gjetur substanca nar*kotike, certifikata të rrejshme për Covid-19.

Në dy klube të natës është gjetur dr*ogë (materie pluhur dhe mar*ihuanë) dhe do të parashtrohen padi penale në bazë të nenit 2150 nga Kodi Penal, një person ka përdorur certifikatë të rrejshme për Covid-19 dhe për këtë do të ketë kallëzim përkatës, ndërsa deri tek Prokuoria do të parashtrohet kallëzim edhe kundër pronarit të objektit i cili kërc*ënuar zyrtarët e policisë dhe zyrtarët e inspektoratit. Gjithashtu do të vijojnë paraqitjet e duhura për shkak se një i mitur është gjetur në një lokal nate pas mesnate dhe janë konstatuar shkelje të ligjit për pirjen e duhanit. 42 persona janë lëshuar në katër objekte të gastronomisë pa certifikatë për Covid-19, këto janë regjistruar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe për ta do të pasojnë parashtresat përkatëse. Janë konstatuar raste të mos dhënies sëletrave fiskale, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Punës ka konstatuar 27 shkelje për punë pa kontratë”, thonë mes tjerash nga MPB.