Ditën e parë pas hapjes së objekteve gastronomike, inspektorët e tregut kanë regjistruar një sërë shkeljesh të rregullave për punë nëpër lokale. Masat e parandalimit nga virusi përveç gastronomët, i kanë shkelur edhe klientët. Inspektorët që kanë qenë në terren janë nënçmuar dhe ofenduar nëpër këto objekte. Paunovski paralajmëroi gjoba për mos- respektimin e protokolleve.
“Ne si inspektorat shtetëror i tregut duhet të dalim dhe them përsëri që vetëdija dhe kujdesi i qytetarëve tanë, sidomos i gastronomëve nuk është në nivel, për këtë prej sot dalim në çdo vend ku konstatojmë shkelje dhe mos- respektim të protokolleve të miratuara nga Qeveria dhe do të detyrohemi të shqiptojmë masa ndëshkuese- deklaroi Stojko Paunovski.
Problemi kryesor i Grupimit të pronarëve të restoranteve dhe kafeneve është mënyra se si duhet të identifikohen mysafirët nëpër lokale. Gastronomët thonë se nuk kanë kurrfarë autorizimi të kërkojmë informacione nga vizitorët.
“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm, do të thotë ata katër persona edhe nëse nuk janë të ulur këtu, para ardhjes kanë qenë bashkë, më kuptoni, edhe nëse ne i kufizojmë, ato katër persona që kanë qenë të ulur bashkë në një objekt gastronom…mbetet në vetëdijen e tyre sociale se çfarë po ndodh për momentin- tha Martin Angellovski.
Protokollet e punës i ka përgatitur Komisioni i sëmundjeve ngjitëse. Sot prej atje nuk morëm përgjigje nëse një pjesë e rregullave të punës do të ndryshohet pasi nuk u përgjigjën në thirrjet tona. Inspektorati apelon për vetëdije më të lartë të qytetarëve gjatë vizitës së restoranteve dhe kafeneve. Kurse gastronomët vlerësojnë që me këtë protokoll për punë nuk kanë leverdi ekonomike.