Bankinat në rrugën “Struma” nuk janë vendosur sipas kërkesës dhe rregullores, sipas një inspektimi ndërkombëtar që u bë me kërkesë të Institutit Bullgar për Siguri Rrugore.Madje, sipas raportit, në vendin e aksidentit është ndërruar rrethoja mbrojtëse, respektivisht bankina. Ndërsa, qysh në shtator ka pasur mungesë të një shenje, por edhe sinjalizim të keq në rrugë.
“Në këtë pjesë të magjistrales ka pasur mbi 200 aksidente trafiku. Pas aksidenteve, rrethoja mbrojtëse është dashur të zëvendësohet me një të re, por nuk është zëvendësuar në mënyrë cilësore. Kjo mbrojtëse nuk mund të përballojë goditje”, tha Emil Markov, ekspert në Institutin për Siguri Rrugore.
Raporti është duke u përgatitur dhe në ditët në vijim do t’u dorëzohet organeve kompetente.