Parregullësi të shumta në objektet e Qendrës Tregtare në Shkup – Ankohen pronarët


Pronarët e shitoreve në Qendrën Tregtare të qytetit të Shkupit (GTC) sot në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën para objektit të qeverisë, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme të problemeve të shumta në qendrën tregtare dhe zbatimin e legjislacionit.

Ata thonë se që tre vite alarmojnë për menaxhimin joekonomik të qendrës tregtare, se matësit e rrymës në këtë qendër janë “të kohës së Titos” dhe paguajnë fatura paushalle për energjinë elektrike dhe shërbimet e tjera, që është në dëm të tyre dhe shtetit.

Bizneset kërkojnë kontrata të drejtpërdrejta furnizimi nga një furnizues i licencuar i energjisë elektrike, menaxhim të përbashkët nga të gjithë pronarët e bizneseve në atë qendër, kontrata për ngrohje qendrore me një furnizues të licencuar dhe ngrohje të kontrolluar nga një organ i përbashkët administrativ i qendrës tregtare.
Sot askush nga Qeveria nuk i ka pritur në takim shitësit, por ata janë përgjigjur se së shpejti do të thirren për bisedime.

Në nëntor të vitit të kaluar, gazetarët hynë në bodrumin e qendrës tregtare të Shkupit të njohur ndryshe si GTC, ku zbuluan pajisje për gërmimin e kriptomonedhave. Pronarët e dyqaneve janë ankuar se i’u kanë vjehdhur rrymë dhe më pas kanë paguar faturat e larta të energjisë elektrike.