Parqet dhe malet, të mbushura me qytetarë

Moti i ngrohtë deri në 30 gradë i ka mbushur malet dhe parqet në Shkup. Më pak njerëz kishte në malin e Gazi Babës, ku në përgjithësi më shumë kishte prindër që e shijonin diellin e pranverës me fëmijët e tyre. Kishte përjashtime që nuk u përmbaheshin masave për mos grupim dhe mbajtje të maskave. Këtë pamje e vërejtëm në një masë më të madhe në parkun e qytetit. Përveç shoqërimit të më shumë se dy persona, distancë sociale nuk kishte as për ata që ishin në lëvizje, pritnin radhë për t’u freskuar me akullore ose për të pirë kafe.

“Ka njerëz në park, ka vende ku mblidhen njerëz, por ndoshta ata janë të një familje, me fëmijë. Sidoqoftë, çdo person i pjekur i respekton rregullat”.

“Shikoni sa është i mbushur parku, kudo që shkoni ka shumë njerëz dhe nuk mendoj se njerëzit e marrin shumë seriozisht.”

“Tani nuk ka shumë për t’u parë këtu, por ka raste tek unë pas ndërtese, nga 100 njerëz mblidhen nëpër karrige. Këtu nuk i kontrollojnë shumë”.

Për dallim nga fundjava e kaluar, kur mund të vërehej prania e policisë, e cila i paralajmëronte ata që ishin në grupe, këtë herë kjo nuk ndodhi. Kjo është fundjava e dytë që kur kufizimi i lëvizjes fillon në orën 19./Alsat