Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli “gjendjen e luftës”

Parlamenti Kombëtar i Azerbajxhanit vendosi të shpallë “gjendje lufte” në disa rajone dhe qytete të vendit.

Parlamenti i Azerbajxhanit miratoi vendimin e presidentit, Ilham Aliyev për të shpallur “gjendje lufte” në disa rajone të vendit për shak të përleshjeve që ndodhën në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan.

Sipas vendimit të miratuar në takimin e jashtëzakonshëm, për sa kohë që “gjendja e luftës” vazhdon, të drejtat dhe liritë kushtetuese dhe të drejtat e pronësore të shtetasve të Azerbajxhanit dhe të huajve në vend do të kufizohen pjesërisht dhe përkohësisht.

Me “gjendjen e luftës” parashikohet që në disa rajone të shpallet ndalesa e daljes në rrugë në orë të caktuara