Parlamenti danez hodhi poshtë propozimin për njohjen e Palestinës

Parlamenti danez hodhi poshtë sot propozimin e katër partive të majta për njohjen e Palestinës dhe pranoi qëndrimin e qeverisë se kushtet për këtë nuk janë plotësuar, pavarësisht se tre anëtarë të Bashkimit Evropian – Spanja, Irlanda dhe Norvegjia – e kanë bërë këtë.

Deputetja Sasha Fakse tha se Partia e saj Alternative beson se njohja e një shteti palestinez është mënyra e vetme për të arritur paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

“Shumica dërrmuese e politikanëve danezë pajtohen se nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme pa një zgjidhje me dy shtete,” tha ajo gjatë një debati në parlament, duke shtuar se ajo beson se njohja është mënyra e vetme për të siguruar të drejtat palestineze .

Ministri i Jashtëm Lars Loke Rasmussen tha më parë se qeveria daneze nuk mund të njohë një shtet palestinez sepse nuk ka as një autoritet të vetëm funksional dhe as kontroll mbi territorin e tij, por tha se shpreson që Danimarka një ditë të jetë në gjendje ta bëjë këtë.