Ka nevojë për intervenim në vendimet ligjore dhe se me marrëveshje dhe me konsensus në parlamentet tona duhet t’i implementojnë dhe me to gazetarët lidhur me sigurinë e punës do të trajtohen si persona zyrtarë ose të cilët kryejnë obligim që edhe në emër të qytetarëve. Atë përcaktim duhet ta implementojnë duke e pasur parasysh se të gjithë ne në rajon synojmë të jemi anëtar të BE-së, deklaroi sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në Konferencën rajonale për “Përmirësimin e dialogut midis parlamenteve dhe gazetarëve nga Ballkani Perëndimor”.
Kjo është konferenca e parë e tillë në rajon në të cilën morën pjesë përfaqësues të shoqatave të gazetarëve të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, BeH-së dhe Serbisë. Fjalime përveç Xhaferit patën edhe kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, nënkryetari i Parlamentit serb, Radovan Tvërdishiq dhe përfaqësuesi i Kuvendit të BeH-së, Lazar Prodanoviq.Xhaferi në deklaratë për mediat theksoi se jemi sjell vendim që kjo konferencë do të e përhershme dhe rrotulluese në nivel vjetor, sipas orarit që do të caktohet në mënyrë shtesë.
“Në të vërtetë, nga mandati paraprak dhe nga ky, përcaktimi im si kryetar i Kuvendit ka qenë dhe do të jetë se kjo është shtëpi e qytetarëve dhe se duhet të bëjmë gjithçka që kjo edhe në praktikë të realizohet, qoftë përmes mediave, qoftë përmes komunikimit personal. Atë mbështetje e kam nga të gjitha grupet e deputetëve në Kuvend dhe përpiqem kjo të jetë ashtu”, deklaroi Xhaferi.Në konferencën rajonale u nënshkrua Deklaratë e përbashkët me paralajmërimin se kjo përbërje në përbërjen e ardhshme duhet të zgjerohet me Shqipërinë dhe Kosovën.
Kryetari Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski theksoi se këto përpjekje që po ndërmerren tani me katër vende janë në drejtim të asaj që të mbahen institucionet të zgjuara çdoherë dhe përherë.Çadikovski theksoi se presim shumë shpejtë të votohen ndryshimet e Kodit penal me të cilët sulmet ndaj gazetarëve do të ndiqen sipas detyrës zyrtare, praktikisht si të jenë ato sulme ndaj personave zyrtarë.