Parku u Sarajit i stërmbushur me mbeturina, kundërmon erë e keqe!

Kështu dukej Parku i Sarajit dje në festën e 1 majit.

E ajo që ka mbetur nga dita e djeshme janë këto pamje, njofton KlanM.

“Një ditë pas festes së 1 majit kështu duket parku i Sarajit i cili është stërmbushur me mbeturina, ndërsa punën më të vështirë e kanë punëtoret e Ndërmarrjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim të cilët janë zgjuar që nga ora 7:00 e mëngjesit për të pastruar mbeturinat që dje qytetaret e pa ndërgjegjshëm i kanë lënë.”

Të paktë ishin vizitorët që sot kishin zgjedhur për të kaluar kohën e lirë në këtë park, e ajo që thanë është që mungon përgjegjësia e qytetarëve sepse mbeturinat e kanë vendin e duhur.

“Ata e kanë vendin e vet, ata i hedhin ku mundin jo vetëm këtu por edhe në qytet edhe ku do që të jetë.”

– “Është pa përgjegjshmëri e pa parë, por edhe e Ndërmarrjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim nuk ka siguruar mjaftueshëm kontejner ku të hedhin mbeturinat qytetarët, sipas meje.”

– Që nga ora 7:00 janë këtu dhe pastrojnë.

– “Edhe 3 ditë nuk do të mund ta pastrojnë. “

“Ka të bëj më vetëdijen tonë, nuk ka të bëjë me kontejnerët.”

E pas punës së lodhshme të punëtorëve të Ndërmarrjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim të cilët ishin aty që nga orët e hershme të mëngjesit, Parku i Sarajit përsëri mori pamjen e merituar.

Edhe pse të paktë në numër përsëri kishte qytetarë të cilët kishin dalë në natyrë dhe sot dhe kishin zgjedhur këtë park për të vizituar. Ndryshe, dje për festen e 1 majit përveç parkut të Sarajit edhe Kanjoni i Matkës ishte i mbushur përplot me vizitorë të huaj dhe të vendit./Avni Tahiri/Klan Macedonia